Evakuohet fabrika e vaksinave për Covid-19, iu dërgua pako e dyshimtë

evakuohet-fabrika-e-vaksinave-per-covid-19,-iu-dergua-pako-e-dyshimte

Policia uellsiane tha se tash për tash është duke u marrë me një incident që po vazhdon në zonën industriale Wrexham, ku ndodhet fabrika Wockhardt.

Më parë është thënë se kjo fabrikë ka kapacitet që të prodhojë 300 milionë doza në vit. AstaZeneca e ka zhvilluar këtë vaksinë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, shkruan Independent, transmeton Gazet Express.

“Wockhardt UK në Wrexham këtë mëngjes mori një pako të dyshimtë. Të gjitha autoritetet përkatëse u njoftuan menjëherë dhe janë angazhuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Me këshillën e ekspertëve, ne e kemi evakuuar pjesërisht fabrikën për ta pritur kryerjen e hetimeve të plota. Siguria e punëtorëve tanë dhe vazhdimësia e biznesit kanë më së shumti rëndë”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Uellsit Verior i bëri thirrje publikut që ta shmangin zonën ku ndodhet fabrika deri në një njoftim të ardhshëm dhe njoftoi se rrugët përreth fabrikës janë të bllokuara.