Është shumë e rëndësishme kujt i tregoni problemet dhe sprovat

eshte-shume-e-rendesishme-kujt-i-tregoni-problemet-dhe-sprovat

Mos u mbështetni shumë tek njerëzit kur janë në pyetje problemet e jetës. Njerëzit dinë të aktrojnë, bëjnë sikur u intereson, shpesh harrojnë, nuk bëjnë mjaftueshëm për t’ju ndihmuar, diçka u thonë, diçka tjetër veprojnë.

Njerëzit ndonjëherë tregojnë hallet para atyre që  kanë besim, mirëpo duhet të dini se jo çdo kush është në gjendje të zgjidh problemin tuaj. Njerëzit   mundet  vetëm t’ju ngushëllojnë.

Duhet ët dini se adresa e parë dhe e fundit për të kërkuar daljen nga problemet dhe hallet,  duhet të jetë Allahu i Madhërishëm! Jini këmbëngulës, të sinqertë dhe mbi gjitha, çka është më e rëndësishme, keni mendim të mirë për Allahun.

Të marrim si shembull Jakubin a.s. i cili humbi djalin e tij të dashur Jusufin a.s.

Kujtojeni  mirë këtë shembull!

Pasi që djemtë e tij e njoftuan se Jusufin e kishte hëngër ujku  (ishte një gënjeshtër e tyre), ai u tha:  “Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. (Jusuf 18)

Derisa Jakubi a.s. mendonte kështu, Jusufi nuk u kthye. Megjithatë, pasi që humbi edhe djalin e dytë Benjaminin dhe humbi shikimin, atëherë iu drejtua Allahut me këto fjalë: “Unë dhimbjen dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut..” (Jusuf 86. )

Pasi që hallin dhe pikëllimin e vete ia paraqiti Allahut,  ai mori Jusufin dhe Benjamin, iu kthye shikimi dhe shkoi në Egjipt me familjen,  Jusufi a.s. ishte në pozitë të lartë, ndërsa Jakubi a.s.  në fund përjetoi ëndrrën e  Jusufit a.s.

Dobësitë, pikëllimet dhe sprovat tuaja mos i paraqitni para njerëzve, por drejtohuni Zotit të botëve!

Përktheu: A. D. Islampress