Erdogani uron Vjosa Osmanin: Marrëdhëniet tona do të forcohen edhe në epokën e re

erdogani-uron-vjosa-osmanin:-marredheniet-tona-do-te-forcohen-edhe-ne-epoken-e-re

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me tashmë homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmanin, duke e uruar këtë të fundit për zgjedhjen e saj si presidente.

Erdogan përmes një postimi në Facebook, ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës do të forcohen edhe në epokën e re.

“Sot pata një telefonatë me presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të cilën e urova për zgjedhjen e saj në krye të shtetit. Në këtë telefonatë, diskutuam për çështjet rajonale. Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re të Kosovës. Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, ka shkruar Erdogan.

Osmani mori pozitën e presidentes së Kosovës në seancën e mbajtur të dielën, duke marrë 71 vota në raundin e tretë.  /tetovasot

The post Erdogani uron Vjosa Osmanin: Marrëdhëniet tona do të forcohen edhe në epokën e re appeared first on Mesazhi.com.