Erdoğan: Vendet islame të kalojnë në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe Kudsit

erdogan:-vendet-islame-te-kalojne-ne-veprim-kunder-sulmeve-te-izraelit-ndaj-xhamise-al-aksa-dhe-kudsit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u bëri thirrje vendeve islame dhe të gjithë botës që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan tha: “Unë ftoj të gjithë botën, kryesisht vendet islame që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve” .

Me temën “Kudsi është e gjithë bota, muslimanët atje janë e gjithë njerëzia”, presidenti Erdoğan në postimin e tij ka thënë:

“Çdo musliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit. Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe muslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”.

“Të gjithë ata që qëndrojnë të heshtur ndaj sulmeve të shtetit të Izraelit dhe që nuk mbajnë një qëndrim të denjë ose që ofrojnë mbështetje indirekte, janë partnerë të mizorisë së përjetuar atje”, tha Erdoğan. /aa

The post Erdoğan: Vendet islame të kalojnë në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe Kudsit appeared first on Mesazhi.com.