Erdogan i bën thirrje botës të “ndalojë Izraelin”

erdogan-i-ben-thirrje-botes-te-“ndaloje-izraelin”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua me nënat e Dijarbakirit (fëmijët e të cilave janë rrëmbyen nga organizata terroriste separatiste PKK) në një program iftari.

“Ne duam që sulmet mizore kundër xhamisë Al-Aksa dhe myslimanëve në Jerusalem të ndalen menjëherë”,-tha Erdogan në fjalën e tij.

“Një botë që nuk mund të mbrojë Jerusalemin dhe myslimanët do të thotë që ajo tradhton vetveten, është si heqja e siguresës së një bombe vetëshkatërruese”, tha Erdogan dhe e ftoi të gjithë botën, veçanërisht vendet islame, të veprojnë kundër sulmeve të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, Jerusalem dhe në shtëpitë e palestinezëve.

“Cilido që indirekt mbështet sulmet e shtetit izraelit duke heshtur ose duke mos shfaqur një qëndrim të konsiderueshëm, bëhet ortak i përndjekjes, represionit që po përjetohet atje”,-theksoi Presidenti Erdoan.

“Izraeli mizor, shteti terrorist izraelit, sulmon brutalisht dhe në mënyrë të pamoralshme myslimanët në Jerusalem, të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç se të mbrojnë vendet e tyre të shenjta dhe t’u dalin për zot shtëpive dhe atdheut të tyre mijëravjeçar”,- shtoi Erdoan.

“Ne si Turqi, ashtu si gjithmonë edhe sot jemi pranë vëllezërve tanë në Jerusalem dhe të gjithë myslimanëve në gjeografinë palestineze”,- nënvizoi udhëheqësi turk.

Më shumë se 200 njerëz u plagosën në sulmet e policisë izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Al Aksa, Porta e Damaskut dhe lagjen Sheikh Jarrah.

Sulmet e policisë izraelite vazhdojnë. /trt

The post Erdogan i bën thirrje botës të “ndalojë Izraelin” appeared first on Mesazhi.com.