Erdoğan dhe Putin diskutojnë dërgesën e vaksinave Sputnik V

erdogan-dhe-putin-diskutojne-dergesen-e-vaksinave-sputnik-v

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ka shprehur pritjet që transferimi i vaksinave Sputnik V që do të dërgohen në Turqi të realizohet ashtu siç është planifikuar sipas marrëveshjes midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy liderët gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar hapat për avancimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi, luftën kundër koronavirusit (COVID-19) dhe çështjet rajonale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se presin që dërgesa e vaksinës Sputnik V të realizohet nga Rusia ashtu siç është planifikuar, sipas marrëveshjes midis dy vendeve.

Erdoğan ka shprehur kënaqësi që fushave të bashkëpunimit midis dy vendeve po i shtohet prodhimi i vaksinave. /aa

The post Erdoğan dhe Putin diskutojnë dërgesën e vaksinave Sputnik V appeared first on Mesazhi.com.