Erdoğan: Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë, mungesë edukate

erdogan:-deklarata-e-kryeministrit-italian-eshte-pamaturi-e-plote,-mungese-edukate

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur pamaturi dhe mungesë sjelljeje deklaratën e kryeministrit italian Mario Draghi në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë dhe mungesë edukate”, tha Erdoğan në një bisedë të organizuar me të rinjtë në Bibliotekën Presidenciale në Ankara.

“Ashtu siç shpresonim se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë do të përmirësoheshin, Draghi minoi këto marrëdhënie me deklaratën e tij”, shtoi ai.

“Ju jeni një person i emëruar, e jo dikush i zgjedhur në atë post”, vuri në dukje Erdoğan.

Ndryshe, kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë shtypi javën e kaluar përdori komente ofenduese ndaj presidentit Erdoğan. /aa

The post Erdoğan: Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë, mungesë edukate appeared first on Mesazhi.com.