Erdhi për të votuar nga Shkupi, vdes brenda qendrës së votimit në Kaçanik

erdhi-per-te-votuar-nga-shkupi,-vdes-brenda-qendres-se-votimit-ne-kacanik

Ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletëvotimin për të votuar në fshatin Biqes të Kaçanikut.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga menaxheri i Qendrës së Votimit, Kemal Dullovi, i icli tha se 81 vjeçari ishte duke marrë fletëvotimin në momentin kur edhe ka rënë prapa në vendin e ngjarjes.

“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi.

I njëjti kishte ardhur nga Shkupi, për të votuar në komunën e Kaçanikut.

The post Erdhi për të votuar nga Shkupi, vdes brenda qendrës së votimit në Kaçanik appeared first on Mesazhi.com.