Epiqendra, fuqia e ndjeshmëria – Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që goditi Kosovën

epiqendra,-fuqia-e-ndjeshmeria-–-instituti-sizmologjik-jep-detaje-per-termetin-qe-goditi-kosoven

Drejtori i këtij instituti, Shemsi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lëkundjet saktësisht janë ndjerë rreth orës 16:46, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se magnitude ka qenë 2.7 shkallë të rihterit.

Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, dhe është ndjerë dukshëm në rajonin e Gjilanit.

Postimi i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit. /Lajmi.net/