Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore

ende-asnje-ankese-ne-pzap-nga-partite-politike-per-moscertifikimin-e-listave-zgjedhore

Zhvillimet e ditës së djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë mjaft dramatike dhe të tensionuara e në fund disa parti politike e lista zgjedhore nuk u certifikuan për zgjedhjet e 14 shkurtit nga institucioni në fjalë.

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi në këtë listë zgjedhore ka emra të cilët janë të dënuar nga gjykata për vepra penale me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në interpretimin ligjor të votës së deputetit Etem Arifi, këtyre personave nuk iu lejohet të kandidojnë në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Certifikimin nga KQZ nuk e mori as lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Nisma Socialdemokrate edhe më keq, nuk u certifikua as si parti e as si listë zgjedhore.Por, pavarësisht se nuk janë certifikuar – deri të shtunën në mesditë asnjë ankesë nga subjektet politike nuk ka mbërritur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe kryesuesi i sekretariatit në PZAP, Mul Desku.

Ai tha se në këtë institucion nuk ka mbërritur asnjë ankesë.“Jo, nuk kemi marrë ende asnjë ankesë”, tha Desku për lajmi.net, derisa thotë se partitë duhet t’i referohen vendimit të KQZ-së për t’i ditur afatet ligjore për ankesa në këtë institucion.E në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës të cilat poashtu në listat e tyre kishin deputetë të dënuar në tri vitet e fundit, i ndryshuan ata duke i zëvendësuar me emra të tjerë dhe kështu u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.D

itët në vazhdim mbetet të shihet nëse partitë politike do të ankohen në organet përkatëse lidhur me moscertifikimin dhe të shihet se çfarë do të ndodh më tutje me procesin parazgjedhor.

The post Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore appeared first on Mesazhi.com.