Emigrantët, Turqia kundër FRONTEX: Ju e kthyet Mesdheun në varrezë

emigrantet,-turqia-kunder-frontex:-ju-e-kthyet-mesdheun-ne-varreze

Ankaraja zyrtare është shumë e ashpër me FRONTEX (Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare) që është vendosur në Mesdhe dhe Egje për të parandaluar valën e emigrantëve nga Lindja në drejtim të Perëndimit. Zëdhënësi i partisë në pushtet, Ömer Çelik u shpreh sot se FRONTEX e ka kthyer Mesdheun dhe Egjeun në varrezë duke e akuzuar për vdekjet e dhjetra emigrantëve.

“FRONTEX e bëri Mesdheun një varrezë lidhur me dëbimet që ata bëjnë, ne dhe ministria jonë e Brendshme kemi bërë shumë deklarata dhe kemi publikuar shumë fotografi”. Ai shtoi se Erdogan ka denoncuar FRONTEX dhe Greqinë te udhëheqësit evropianë, por pa rezultat.

“Presidenti i Republikës sonë shumë herë gjatë takimeve të tij me udhëheqësit Evropianë, u tha atyre se këto deportime janë një qëndrim çnjerëzor, duke u kërkuar një qëndrim të fortë kundër asaj që po bëjnë Greqia dhe FRONTEX. Për fat të keq asnjë udhëheqës nuk mori një pozicion të fortë kundër dhe kështu vazhdojnë këto dëbime që i çojnë këta njerëz drejt vdekjes, në ujërat e Mesdheut dhe Egjeut” tha Çelik. /abcnews

The post Emigrantët, Turqia kundër FRONTEX: Ju e kthyet Mesdheun në varrezë appeared first on Mesazhi.com.