Emërtimi i fëmijëve me emra të personave që kanë ndërruar jetë

emertimi-i-femijeve-me-emra-te-personave-qe-kane-nderruar-jete

Pyetja:

Jam shtatzënë dhe pres të më lind një djalë. Babai im ka luftuar dhe ka rënë shehid në luftë. Kam biseduar me bashkëshortin dhe jemi të mendimit që me emrin e babait tonë ta emërtojmë djalin tonë. Me intereson se, sipas Islamit, a është e lejuar një gjë e tillë?

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë sheriatike që ju, fëmijës suaj, t’i ngjitni emrin e personit që ka ndërruar jetë si shehid. Përkundrazi, ky është një veprim i bukur dhe që duhet lavdëruar, pasi që, në këtë mënyrë, ruhet edhe kujtimi për shehidët dhe pararendësit.

__________________

Dr. Enes Ljevakoviç, fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress.ch)