Emërimi i Nuland si nënsekretare e Shtetit, Hoxhaj: Veçanërisht e rëndësishme për Kosovën

emerimi-i-nuland-si-nensekretare-e-shtetit,-hoxhaj:-vecanerisht-e-rendesishme-per-kosoven

Hoxhaj ka thënë se është lajm i mirë për Kosovën që Nuland merr pozitë të lartë në administratën e SHBA-ve dhe se pret bashkëpunim në të ardhmen.

“Urime për Victoria Nuland për konfirmimin e saj si nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike. I entuziazmuar të shoh një person me kaq përvojë në bord, por veçanërisht në Kosovë, kaq lartë në këtë Administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presim të bashkëpunojmë në të ardhmën.”, shkruan Hoxhaj.

Nuland ka qenë zëvendëssekretare e Shtetit në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama.

Emri i Nuland është lidhur edhe me idenë e mini-Schengenit Ballkanik që u promovua si ide për integrimin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet një bashkëpunimi ekonomik midis të gjitha vendeve.

Nuland ka vizituar Kosovën në vitin 2014 ku është takuar me krerët e shtetit dhe shihet si mike e Kosovës.