Ëmbëlsira e ditës – Kek me kanellë

embelsira-e-dites-–-kek-me-kanelle

Një kombinim i përkryer i kanellës pak djegëse e plot aromë dhe i arrave krokante.

Ky kek klasik kërkon përdorimin e arrave, duke qenë se ky arror është dhe më i përhapuri në Shqipëri. Por mund të përdorni edhe bajame apo lajthi nëse dëshironi.

Përbërësit

210 g gjalpë me temperaturë ambienti

280g sheqer

4 vezë

280g miell

1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash

2 lugë çaji me kanellë

115g arra të shtypura imët

1 lugë gjelle sheqer pluhur për zbukurimin e kekut

Përgatitja

Si fillim ngrohni furrën në 180 gradë.

Ndërkohë në një tas të madh përzieni mirë gjalpin dhe sheqerin.

Kini kujdes që kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht, dhe që kremi të jetë kremoz.

Shtoni vezët një e nga një, duke përzierë me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Lëreni masën të pushojë ndërkohë që përgatisni miellin.

Në një tas tjetër hidhni miellin duke e situr më parë, fryrësin dhe kanellën.

Shtoni përbërësit me një lugë gjelle dhe të përzieni sa ai të tretet.

Vazhdoni këto hapa derisa të mbaroni sasinë e miellit.

Një përzierje e ngadaltë e miellit bënë të mundur që brumi i kekut të ketë sa më shumë ajër dhe të fryhet më mirë.

Kalojeni gjysmën e brumit në një tavë të lyer me gjalpë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.

Hidhni arrat e shtypura sa më imët dhe më pas pjesën tjetër të mbetur të brumit.

Piqeni për 30-35 minuta ose derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Për ta provuar nëse brendësia e kekut është pjekur, mjafton ta shponi me një thikë dhe nëse sipërfaqja e saj del e pastër keku është gati.

Hiqni kekun nga furra ta lini të ftohet plotësisht para se ta prisni.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur.  /Lajmi.net/