Elezi: Pas disa dite dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga diaspora

elezi:-pas-disa-dite-dihet-numri-i-sakte-i-fletevotimeve-nga-diaspora

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

”Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së ka filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postes nga 2 deri më 12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë̈ vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë̈ kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, i cili do të na marrë kohë disa ditë, do të dimë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, në këtë qendër po vazhdon procedimi i të dhënave të formularëve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, deri më tani janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për rreth 1 056 vendvotime (44.33%) si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për rreth 841 vendvotime (35.11%)”, tha ai.

Lidhur me gjendjen e vendvotimeve, Elezi tha se prej gjithsej 2382 vendvotimeve, vetëm 80 prej tyre nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, një numër i vogël i tyre, vetëm rreth 80 sosh, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për arsye të ndryshme: mospërputhje të nënshkrimeve apo formularë të rezultateve të panënshkruara nga anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. Këto vendvotime do të shikohen më në detaje për problemet që kanë dhe në bazë të të gjeturave do të përgatitët një raport me rekomandime i cili do të paraqitet në KQZ”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së.