Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për vrasjen e 61 vjeçarit me eksploziv në Gjakovë

ekstradohet-nga-shqiperia-ne-kosove-i-dyshuari-per-vrasjen-e-61-vjecarit-me-eksploziv-ne-gjakove

I dyshuari, shtetas i Shqipërisë kishte vënë eksploziv në derën e viktimës dhe sapo e kishte hapur derën ishte shkaktuar një shpërthim si pasojë e së cilës kishte mbetur i vdekur 61 vjeçari, Haxhi Ahmeti.

Lidhur me këtë rast është ekstrduar nga Shqipëria personi që dyshohet se ka kryer këtë vepër, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Policia e Kosovës:

VRASJE E RËNDË &PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT EKSPLODUES

Fsh. Smolicë, Gjakovë 14.10.2018-08:00. Në lidhje me rastin më 19.04.2021 nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/