Eksperti amerikan: Me Joe Biden president është e mundur gjetja e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi

eksperti-amerikan:-me-joe-biden-president-eshte-e-mundur-gjetja-e-nje-zgjidhjeje-per-dialogun-kosove-serbi

Ai beson se Biden do të përshpejtojë integrimin evropian të Perëndimit Ballkanit.

Hamilton i tha Zërit të Amerikës se SH.B.A. dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje të koordinuar pjesës tjetër të “Evropës jo të integruar” dhe paralajmëroi se Evropa nuk do të ishte kurrë e tërë dhe e lirë derisa Ballkani Perëndimor të përfshihej në trendet kryesore evropiane.

Ndërsa, aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pauzuar, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar vazhdimin e negociatave pas formimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen nesër.