Edi Rama i reagon medias austriake që tha se ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin ndryshimin e kufijve

edi-rama-i-reagon-medias-austriake-qe-tha-se-ai-kishte-miratuar-bashke-me-vuciqin-ndryshimin-e-kufijve

Rama thotë se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.

““DerStandardat”, çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me reputacion kaq të lartë që të sillet si përhapës i lajmeve të rreme! Nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gjë në lidhje me “non paper-in dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri ndërmjet linjave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama.

Por çfarë thuhet në artikullin, që solli reagimin e Kryeministrit shqiptar. Bëhet fjalë për një shkrim të botuar më 27 Prill, ku ndër të tjera thuhet:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.