Edhe 11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus në Kosovë

edhe-11-mije-e-756-raste-aktive-me-koronavirus-ne-kosove

Aktualisht, aktiv me COVID-19 në Kosovë janë edhe 11 mijë e 756 persona në bazë të raportit të IKSHPK-së, shkruan lajmi.net.

Nga fillimi i pandemisë e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 102 mijë e 236 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2 mijë e 100 persona kanë ndërruar jetë teksa 88 mijë e 380 janë shëruar.

Nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë bërë  505 mijë e 249 testime.

Kosova po vazhdon ndërkaq përpjekjet e saja për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Deri tash, si donacion nga COVAX  kanë ardhur vetëm 24 mijë doza, teksa qeveria Kurti është kritikuar me të madhe për dështim në sigurimin e tyre.

Procesi i vaksinimit të të moshuarve ndërkaq po vazhdon me ritëm tejet të ngadaltë. /Lajmi.net/