E zbulon Rukiqi: Qeveria ishte paralajmëruar se mund të ketë dyndje të kosovarëve drejt Shqipërisë

e-zbulon-rukiqi:-qeveria-ishte-paralajmeruar-se-mund-te-kete-dyndje-te-kosovareve-drejt-shqiperise

Rukiqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se zyrtarët nga qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara, shkruan lajmi.net.

Ai vënë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

“Kemi mesuar shume per 1 vit duke u ballafaquar me pandemine, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojne efekt ne menaxhimin e pandemise dhe nuk e demtojne ekonomine”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë:

E paralajmeruar

Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmeruar per ate se cka mund te ndodh nese ne Kosove ka mbyllje te pjesshme, ndersa ne rajon, sidomos ne Shqiperi ka masa me te relaksuara.

Kosova eshte shume e nderlidhur me ekonomite e rajonit. Shkupi eshte larg vetem 1 ore nga Prishtina, Durresi/Tirana jo me shume se 3 ore. Çdo vendim që merret, per cfaredo çeshtje, jo vetem per COVID, duhet ta kete parasysh kete nderlidhje. Kemi mesuar shume per 1 vit duke u ballafaquar me pandemine, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojne efekt ne menaxhimin e pandemise dhe nuk e demtojne ekonomine. /Lajmi.net/