E mitura në Prizren dyshohet se është dhunuar, dërgohet për ekzaminim mjekësor

e-mitura-ne-prizren-dyshohet-se-eshte-dhunuar,-dergohet-per-ekzaminim-mjekesor

Policia ka thënë se urgjenca ka informuar se një femër e mitur kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, dhe dyshohet se e njëjta mund të jetë dhunuar, shkruan lajmi.net.

E njëjta është dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore.

“Nga Urgjenca jemi informuar se një femër e mitur kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se e njëjta mundë të jetë e dhunuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime tjera mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/