E besojmë Allahun por nuk e adhurojmë!

e-besojme-allahun-por-nuk-e-adhurojme!

Për fat të keq, shumë musliman besojnë në Allahun por nuk e adhurojnë atë. Pikërisht, kjo është arsye se muslimanë të tillë nuk e ndjejnë ëmbëlsinë e besimit dhe për këtë shkak në zemrat e tilla nuk ka vend për veprat që kënaqin Allahun xh.sh.

Të mendojmë, pse nuk kemi dashuri ndaj namazit, agjërimit, pse ndodh të mos e marrim Kuranin në dorë asnjëherë dhe pse na ndodh që njëherë në vit të hyjmë në xhami? Pse nuk kemi dëshirë për të agjëruar? Kjo është për shkak se nuk kemi dashuri ndaj Allahut. Kjo është për shkak se nuk e kemi thelbin e besimit, ndërsa ky është adhurimi i Zotit.

Shpresojmë se një gjendje të tillë do ta ndryshojmë në fund të këtij ramazani.

Përkthim: Islampress