Dyshohet se polici 53 vjeçar bëri vetëvrasje, policia deklarohet për zyrtarin e saj

dyshohet-se-polici-53-vjecar-beri-vetevrasje,-policia-deklarohet-per-zyrtarin-e-saj

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lexo edhe:

Prokuroria në Gjilan jep detaje për rastin e policit i cili dyshohet se bëri vetëvrasje

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani për lajmi.net.

Dyshohet se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.