Dyshohet se është vetvarur një 38 vjeçar në Skenderaj, flet policia

dyshohet-se-eshte-vetvarur-nje-38-vjecar-ne-skenderaj,-flet-policia

Lajmi.net merr vesh se viktima ka kryer vetëvrasje me litar dhe është gjetur nga familjarët në banesën e tij në Skenderaj.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/