“Dyndja” e kosovarëve drejt Shqipërisë, Latifi citon Hegelin: Deti e jep ndjesinë e të pakufizuarës

“dyndja”-e-kosovareve-drejt-shqiperise,-latifi-citon-hegelin:-deti-e-jep-ndjesine-e-te-pakufizuares

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sa më shumë që njerëzit ndjehen të mbyllur e kufizuar, ata aq më shumë e duan detin, shkruan lajmi.net.

Kjo për fatkin, sepse siç e citon Hegelin, Latifi thotë se deti jep ndjesinë e të pakufizuarës.

Postimi i plotë:

Filozofia e detit

Sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur e të kufizuar, aq më shumë e duan detin, sepse, siç shkruan Hegeli në Filozofia e Historisë, deti na e jep ndjesinë e të pakufizuarës, ndjesinë e të pafundmes, dhe duke ndjerë të pakufizuarën, ne marrim guximin për t’i kapërcyer kufijtë. /Lajmi.net/