Dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri

dy-persona-te-maskuar-tentojne-ta-rrembejne-nje-11-vjecar-ne-vushtrri

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Blerim Zuqaku’ në Vushtrri, ndërsa rrëmbimi ka mbetur në tentativë pasi që dy personat nuk kanë arritur të marrin 11-vjeçarin që ishte me babain e tij, shkruan lajmi.net.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /lajmi.net/