Dy njerëzit më të pasur të botës i shpallin luftë njëri-tjetrit

dy-njerezit-me-te-pasur-te-botes-i-shpallin-lufte-njeri-tjetrit

Dy njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Jeff Bezos CEO i Amazon kanë nisur edhe njëherë “betejën” për projektet e tyre satelitore. Musk akuzon Bezos se me kompaninë “Amazon” janë duke bërë një konkurrencë të padrejtë, ndërsa nga ana tjetër “SpaceX” akuzohet se po kërkon një konkurrencë shumë të lehtë.

“Space X” është në pritje të një përgjigje nga qeveria federale e SHBA-së për të vendosur satelitët e saj në një lartësi më të ulët për një rrjet më të mirë, ndërsa “Amazon” pretendon se këto ndryshime janë të rrezikshme për përplasjet në hapësirë, rrisin ndërhyrjet në frekuenca për klientët dhe ndërhyn në satelitët e tjerë.

Kompania e Bezos ka një sistem satelitor të quajtur “Projekti Kuiper” me të cilin planifikon të jenë 3236 satelitë në orbitën e ulët të Tokës, por ende nuk ka filluar prodhimi i këtyre satelitëve. Në këtë situatë Musk i është përgjigjur me një reagim në Twitter duke thënë: “Nuk i shërben askujt të krahasosh Starlink sot me sistemin satelitor të Amazon, që në rastin më të mirë, është disa vite punë larg.”