“Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht”

“duhen-80-vota-ne-kuti,-perndryshe-per-raundin-e-pare-mund-te-votohet-pafundesisht”

“Nuk është konsumuar raundi i parë. Prania fizike është vetëm për të nisur procesi i votimit. Duhet të jenë 80 fletëvotime të paktën në kutinë e votimit – nëse nuk janë raundi i parë duhet të përsëritet edhe një herë”, është shprehur Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht”.

Krasniqi është shprehur se nga kjo situatë mund të dilet më 5 maj, kur është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Në momentin kur janë deponuar dy kandidatura, aty kanë filluar rrjedhja e afatave për zgjedhjen e presidentit dhe brenda 60 ditëve nëse nuk zgjedhet presidenti, Kuvendi shpërndahet me automatizëm. Në këtë rast nuk vlen 60 ditshi sepse kemi ushtrues detyre të presidentit deri më 5 maj, atëherë Kuvendi shpërndahet në këtë afat dhe shkohet në zgjedhje”.