Duda Balje nuk siguron vend në Kuvend: Lista Serbe ka plan që t’i marr 2/3 e komuniteteve

duda-balje-nuk-siguron-vend-ne-kuvend:-lista-serbe-ka-plan-qe-t’i-marr-2/3-e-komuniteteve

“Duda Balje, ata kanë pasur plan, për me pas 2/3 brenda komuniteve në Kuvend, tash ata kanë 15 ose 16 deputetë, dhe kjo është e rrëzikshme. Fakti se ata kanë formuar iniciativë pak para zgjedhjeve, tregon se është një plan i tillë, zonja Hoxhiq, vetëm 600 vota i ka pasur para zgjedhjeve, gjithashtu kanë pasur presion qytetarët që të votojnë për Listën Serbe, ne do të ndjekim në mënyrë ligjore. Komplet është duke u prishut multietniciteti, ata nuk mund të përfaqësojnë komunitetin sic duhet, kjo është e rrëzikshme”, u shpreh Duda Balje në Edicionin Special.

E pyetur nëse ka mbetur jashtë Kuvendit, ajo tha që po, sepse ia ka pamundësuar zonja Hoxhiq.

“Po, absolutisht, zonja, Hoxhiq, ka mbi 8 mijë vota, ne nuk kemi pas mundësi për të fituar vendin në Kuvend”, tha ajo.

Balje, ishte në tri mandate si deputete në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuese e komunitetit boshnjak.