Dreshaj i AAK-së pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Istog

dreshaj-i-aak-se-pjesemarres-ne-tubimin-e-vetevendosjes-ne-istog

Ai është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut, njofton Klan Kosova.tv.

Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.