Drenas/ Përplasje mes një BMW-je dhe një traktori, një i lënduar

drenas/-perplasje-mes-nje-bmw-je-dhe-nje-traktori,-nje-i-lenduar

Një persona ka mbetur i lënduar nga përplasja e një veture të tipit BMW me një traktor, shkruan lajmi.net.

Lidhur me aksidentin ka dhënë detaje për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/