Dokumente të reja për lidhjen e princit saudit në vrasjen e Khashoggit

dokumente-te-reja-per-lidhjen-e-princit-saudit-ne-vrasjen-e-khashoggit

Dy avionët privatë që transportuan ekipin saudit ekzekutues që vranë gazetarin Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, i përkasin një kompanie të konfiskuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e CNN thuhet se artikulli bazohet në dokumente të reja që janë paraqitur në gjykatën rajonale të Washingtonit si “shumë sekrete” të cilat mbajnë nënshkrimin e një ministri saudit.

Dokumentet në fjalë, janë paraqitur në gjykatë si rezultat i një padie të ngritur në gusht 2020 kundër princit të kurorës Bin Selman nga ish-oficeri i inteligjencës saudite, Saad Aljabri i strehuar në Kanada.

Aljabri, i cili mendohet se jeton ende në Toronto, menjëherë pas vrasjes së Khashoggit akuzoi princin e kurorës Bin Selman se ka dërguar në Kanada një ekip për ta ekzekutuar edhe atë.

Në lajm thuhet se sipas dokumenteve dy avionët që transportuan ekipin atentator prej 15 personash ditën kur u vra Khashoggi më 2 tetor 2018, i përkisnin kompanisë “Sky Prime Aviation” dhe se kompania në fjalë në dhjetor 2017 ishte transferuar në Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite me vlerë 400 miliardë dollarë nën kontrollin e Mohammed bin Salman.

Më parë nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me transferimin e pronësisë së flotës së avionëve privatë në fondin e përmendur të investimeve, theksohet në lajmin ku tërhiqet vëmendja se prova në dokumentin përkatës siguron një lidhje tjetër dhe të re mes vdekjes së Khashoggit dhe princit të kurorës Bin Selman.

Poashtu edhe në lajmin e botuar menjëherë pas vrasjes së Khashoggit më datën 10 tetor 2018 në “Wall Street Journal”, i cili bazohet në persona që kanë informacione rreth temës, ishte shkruar se avionët “Gulfstream” që transportuan ekipin ekzekutues i përkisnin një kompanie nën kontrollin e Mohammed bin Salman.

The post Dokumente të reja për lidhjen e princit saudit në vrasjen e Khashoggit appeared first on Mesazhi.com.