Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët “vërshojnë”për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë

dje-13-mije,-edhe-sot-kosovaret-“vershojne”per-ne-shqiperi-si-shkak-i-masave-anti-covid-ne-kosove

Gjatë ditës së djeshme nga Kosova në Shqipëri kanë shkuar rreth 13 mijë qytetarë.

Kjo, për shkak se në Kosovë nga data 7 prill deri më 18 gastronomia do të jetë e mbyllur ndërsa nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave, gjatë ditës së djeshme Kosovën e kanë lëshuar rreth 13 mijë qytetarë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa sot shihen kolona të gjata në pikat kufitare Vërmicë e Merdarë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në Vermicë janë deri në 400  metra e pritjet për të kaluar kufirin zgjasin deri në 30 minuta.

Në anën tjetër, në pikën kufitare në Merdarë kolonat janë të gjata deri në 150 metra e pritjet zgjasin deri në 15 minuta.

Nga kjo mbyllje dy javore në Kosovë, sipas përfaqësuesve të sektorit privat dhe ekspertëve të ekonomisë, Kosova do të humb rreth 70 milionë euro

The post Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët “vërshojnë”për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.