Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët ‘vërshojnë’ për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë

dje-13-mije,-edhe-sot-kosovaret-‘vershojne’-per-ne-shqiperi-si-shkak-i-masave-anti-covid-ne-kosove

Kjo, për shkak se në Kosovë nga data 7 prill deri më 18 gastronomia do të jetë e mbyllur ndërsa nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave, gjatë ditës së djeshme Kosovën e kanë lëshuar rreth 13 mijë qytetarë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa sot shihen kolona të gjata në pikat kufitare Vërmicë e Merdarë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në Vermicë janë deri në 400  metra e pritjet për të kaluar kufirin zgjasin deri në 30 minuta.

Në anën tjetër, në pikën kufitare në Merdarë kolonat janë të gjata deri në 150 metra e pritjet zgjasin deri në 15 minuta.

Nga kjo mbyllje dy javore në Kosovë, sipas përfaqësuesve të sektorit privat dhe ekspertëve të ekonomisë, Kosova do të humb rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/