Dita e tretë, Grenell nuk ndalet: Ndërkombëtarët kanë punuar shumë për Kosovën që Albin Kurti po dëshiron ta zhbëjë

dita-e-trete,-grenell-nuk-ndalet:-nderkombetaret-kane-punuar-shume-per-kosoven-qe-albin-kurti-po-deshiron-ta-zhbeje

Grenell sot me anë të dy postimeve në Twitter ka akuzuar liderin e VV-së, Albin Kurti se po dëshiron ta zhbëjë shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai brenda pak minutash ka akuzuar dy herë Kurtin se ka tendenca ta zhbëjë Kosovën, madje në postimin e dytë ka përmendur edhe punën e komunitetin ndërkombëtar për shtetndërtimin e Kosovës.

“Komuniteti ndërkombëtar ka punuar shumë për Kosovën që Albin Kurti ta zhbëjë atje.”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar pyetjen: “Pse një udhëheqës do të dëshironte ta zhbëjë atë?

“Populli i Kosovës meriton liri dhe prosperitet. Pse një udhëheqës do të dëshironte ta zhbëjë atë?”, ka shkruar ai.

Grenell godet edhe njëherë Kurtin: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!