Dita e dhjetë e tensioneve në veri, protestuesit dhe Njësia Speciale të palëkundur

dita-e-dhjete-e-tensioneve-ne-veri,-protestuesit-dhe-njesia-speciale-te-palekundur

Të pakënaqur me vendimin e Kosovës për reciprocitetin për targat, qytetarët serbë vazhdojnë të protestojnë në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinjë për ditën e dhjetë.

Nata kaloi e qetë, dhe këtë mëngjes situata është e pandryshuar. Qytetarët serbë kanë thënë se janë të vendosur të qëndrojnë në barrikada derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në pozicionet e tyre tash e dhjetë ditë, shkruan lajmi.net.Lexo edhe:Kryetarët e katër komunave nga veriu i Kosovës përsëritën dje se gjatë bisedimeve me komandantin e KFOR -it ata morën një propozim për të zëvendësuar Njësinë Speciale pranë Jarinjës dhe Bërnjakut me ushtarë të KFOR -it.

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës e kanë quajtur vendimin e qeverisë së Kosovës të njëanshëm dhe kanë thënë se reciprociteti për tagrat rrezikon lirin e lëvizjes.Situata aktuale në veri do të jetë tema e takimit të sotëm në Bruksel, ku do të marrin pjesë kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

The post Dita e dhjetë e tensioneve në veri, protestuesit dhe Njësia Speciale të palëkundur appeared first on Mesazhi.com.