Dita e cila i ulë (të këqijtë), i lartëson (të mirët)

dita-e-cila-i-ule-(te-keqijte),-i-larteson-(te-miret)

Dita e Gjykimit do të na tmerrojë shumë kur masat e njerëzve do të ndriçohen nga drita, edhe pse në këtë botë i kemi injoruar dhe nuk ju kemi kushtuar vëmendje.

Gjithashtu, do tmerrohemi kur të shohim se shumë persona të famshëm nga koha jonë, të cilët kanë bërë shumë zhurmë nëpër media, do të jenë të poshtëruar dhe të turpëruar.

Allahu i Plotfuqishëm, Ditën e Gjykimit e përshkruan në këtë mënyrë:

خافضة رافعة –  “E cila i ulë (të këqijtë), i lartëson (të mirët).”(el-Vakia, 3)

Lavdia e vërtetë nuk fitohet sot. Ajo është kur do të jemi të famshëm në Ditën Përfundimtare. /Ali Hammuda/

Përshtati: Miftar Ajdini