Disa veteranë protestojnë para qeverisë, kërkojnë reagim për lirimin e ish krerëve të UÇK-së

disa-veterane-protestojne-para-qeverise,-kerkojne-reagim-per-lirimin-e-ish-krereve-te-uck-se

Veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar reagim për lirimin e ish udhëheqësve të UÇK-së, që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

Të gjitha protestuesit e kanë kundërshtuar Gjykatën Special duke thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët, Jakup Kransiqi e Kadri Veseli, si dhe ish shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi do kthehen të lirë në Kosovë sepse janë të pafajshëm.

Kjo protestë është organizuar nga ish veterani, Nuredin Gashi i cili jeton në Suedi. Ai për KosovaPress, thotë se këtë protestë e kanë organizuar në shenjë solidarizimi me çlirimtarët e Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Gashi adresoi kritika karshi Qeverisë së Kosovës për mosreagim për lirim të ish-krerëve të UÇK-së.

“Kjo protestë është në shenjë solidarizimi me çlirimtarët tanë që janë të kidnapuar padrejtësisë dhe po gjykohen në Hagë padrejtësisht, prandaj ne kemi dal të shprehim mendimin tonë se jemi me ta dhe duhet patjetër sepse janë të pafajshëm….Para Qeverisë po protestojmë për arsye se unë dhe të gjithë e mbajmë mend se kjo Qeveri është djegur prej njerëzve që nuk ia duan të mirën këtij vendi dhe po shpresoj që edhe këta ta dëgjojnë zërin tonë dhe e kam edhe një vërejte për këta sepse këta në vend që të tubohen dhe të mbrojnë çlirimtarët tanë, këta po i shtyjnë grumbullojnë të dhëna dhe i dërgojnë në Gjykatën Speciale sepse këta janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Nuredin Gashi i cili është edhe rapsod, thotë se aktualisht Kosova ka mbetur një trup pa kokat e kombit.

“Kosova mendoj se për momentin është një trup pa kokë kokat e kombi na i kanë marrë padrejtësisht dhe po përpiqen t’i dënojnë. Ne jemi dal që të shprehim pakënaqësinë tonë në mënyrë paqësore, nëse këta vazhdojnë, qeveria aktuale të luaj me fatin e djemve bijve më të mirë të kombit tonë dhe t’i njollosin tri shkronjat e arta të Kosovës, atëherë ne do na detyrojmë të ngrihemi në këmbë më ndryshe…Ka këtu invalidë, e veteranë të luftës e njerëz të cilët i kanë nga 9 plumba në trupin e tyre”, u shpreh Gashi.

Shumë prej protestuesve mbanin në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kishin të veshur edhe uniformat, dhe bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”.

The post Disa veteranë protestojnë para qeverisë, kërkojnë reagim për lirimin e ish krerëve të UÇK-së appeared first on Mesazhi.com.