Disa të vrarë në ditën më të përgjakshme të protestave anti-grusht shteti në Mianmar

disa-te-vrare-ne-diten-me-te-pergjakshme-te-protestave-anti-grusht-shteti-ne-mianmar

Forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve në disa qytete, duke vrarë të paktën gjashtë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Forcat e sigurisë në Mianmar lëvizën shpejt për të shtypur protestat kundër sundimit ushtarak të Dielën, duke qëlluar me plumba drejt demonstruesve në qytetin kryesor të Yangon dhe qytete të tjera, duke vrarë të paktën gjashtë vetë dhe duke plagosur disa tjerë në ditën më të përgjakshme pas disa javëve të demonstratave.
Policia ishte e gatshme për të shtypur protestuesit dhe hapi zjarr në pjesë të ndryshme të Yangon pasi gazi lotsjellës dhe të shtënat në ajër dështuan për të shpërndarë turmat. Ushtarët gjithashtu përforcuan policinë.
Mianmari është përfshirë nga protestat masive pas puçit ushtarak të 1 Shkurtit kur u arrestua liderja e zgjedhur Aung San Suu Kyi, shumë anëtarë të partisë së saj dhe qindra protestues.

Mianmari, i njohur gjithashtu si Burma është në Azinë Juglindore dhe kufizohet me Tajlandën, Laosin, Bangladeshin, Kinën dhe Indinë. Ka një popullsi prej rreth 54 milon banorëve, shumica Birmanez, mirëpo ekzistojnë edhe minoritete të shumta përfshirë Rohingët musliman të cilët persekutohen me dhjetëra vite nga pushtetet në Mianmar. Vlen të përmendet gjenocidi i viteve 2016 dhe 2017 ndaj tyre ku miliona prej tyre u dëbuan nga vendi. Ushtria birmaneze u akuzua për shkelje të të drejtave të njeriut përfshirë ekzekutimet në masë, vrasje të fëmijëve e pleqëve, përdhunimet, djegien e fshatrave të tëra, shkatërrimin e bizneseve, shkollave, xhamiave e çdo gjëje që i përkiste Rohingëve. /Mesazhi.com/AJA

The post Disa të vrarë në ditën më të përgjakshme të protestave anti-grusht shteti në Mianmar appeared first on Mesazhi.com.