Disa paralele midis namazeve të detyrueshme dhe namazit të natës

disa-paralele-midis-namazeve-te-detyrueshme-dhe-namazit-te-nates

Për namazin e detyrueshëm ju thërret zëri i njeriut (ezani), kurse për namaz në të tretën e fundit të natës, ju thërret Zoti i njerëzve.

Thirrjen (ezanin) për namazet e detyrueshme e dëgjon çdo njeri, kurse thirrjen për namaz vullnetar në të tretën e fundit të natës, e dëgjojnë vetëm disa njerëz.

Thirrja për namaz të detyrueshëm thotë: “Ejani në namaz; Ejani në shpëtim”, kurse thirrja për namaz në të tretën e fundit të natës thotë:“A ka dikush që kërkon, që Unë t’i jap atij… ”

Namazet e detyrueshme i kryhen një numër i madh i muslimanëve, kurse namazin e natës e kryejnë vetëm ata që i zgjedh Allahu.

Namazet e detyrueshme ndonjëherë i kryejnë edhe hipokritët, ndërsa namazin e natës e kryejnë në fshehtësi vetëm të sinqertët.

Gjatë faljes së namazeve të detyrueshme, njeriut mund t’i ndodhë që gjatë namazit të mendojë për gjëra të kësaj bote, ose shejtani t’ia vendosë vesvesen e tij, ndërsa ai që e fal namazin e natës, e ndërprenë lidhjen me jetën e kësaj bote dhe mendon vetëm për ahiretin.

Ndonjëherë njeriu shkon në xhami për ta falur namazin e detyrueshëm, në mënyrë që ta takojë dikë dhe të flasë për gjëra të kësaj bote, ndërsa ai që e fal namazin e natës flet vetëm me Allahun, vetëm tek Ai pendohet dhe vetëm prej Tij kërkon.

Lutja në namaze të detyrueshme mund të pranohet ose jo, ndërsa i Plotfuqishmi ka premtuar se do t’i përgjigjet lutjes së atij që i lutet në të tretën e fundit të natës…: “A ka dikush që kërkon, që Unë t’i jap atij… ”

Më në fund, namazin në të tretën e fundit të natës, Zoti i Lartësuar nuk ia lejon çdokujt që ta kryejë atë, përveç të zgjedhurve, lutjet dhe duatë e të cilëve dëshiron t’i dëgjojë Ai, Zoti i të gjitha botëve!

Andaj të gjitha urimet dhe përgëzimet për ata të cilëve Ai ua ka mundësuar që t’i luten Atij, të qëndrojnë para Tij derisa të tjerët flenë!

Një dijetar ka thënë: U ndala pak për të menduar për namazin në të tretën e fundit të natës dhe arrita në përfundime interesante.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)