Disa karakteristika të fituesve dhe humbësve

disa-karakteristika-te-fituesve-dhe-humbesve

Fituesit asnjëherë nuk vendosin pikën në punët  dhe suksesin e tyre, ndërsa humbësit as që ia nisin.

Fituesit e fajësojnë veten për dështimet, ndërsa humbësit i fajësojnë gjithë tjerët përveç vetes së tyre.

Fituesit kanë qëllime shumë të larta çka nuk kanë kohë të merren me cikërrima, ndërsa për humbësit edhe gjërat më të vogla  duken të mëdha

Fituesit i shfrytëzojnë pengesat për t’u angazhuar edhe më shumë, ndërsa humbësit i shfrytëzojnë pengesat për të arsyetuar dobësinë dhe dembelinë e tyre.

Fituesit nuk e shkatërrojnë zemrën e tyre me zili dhe urrejtje, ndërsa humbësit ushqehen me këto cilësi negative.

Kurani na mëson se banorët  e xhenetit janë fitimtarë. Po vallë, a ka mundësi të kemi cilësi të humbësve dhe të kërkojmë xhenetin?!

Përshtati: A. D. Islampress