Diplomacia në kohë pandemie, si u bënë gati dokumentet për zyrtarizimin e njohjes Kosovë-Izrael?

diplomacia-ne-kohe-pandemie,-si-u-bene-gati-dokumentet-per-zyrtarizimin-e-njohjes-kosove-izrael?

Edhe pse në kohë pandemie, zyrtarizimi i njohjes në mes dy shteteve ka dëshmuar se diplomacia mes vendeve është e mundur edhe në kushte të tilla.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mënyra se si u skenuan dhe më pas dërguan dokumentet e krijimit të marrëdhënieve diplomatike.

“Diplomacia në kohën e # COVID. Zyrtarët e MPJ-së izraelite skanojnë dhe dërgojnë me faks shënime për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Çitaku në Instagram./Lajmi.net/