Diçka udhëzuese dhe qesharake

dicka-udhezuese-dhe-qesharake

“Jo shumë moti, në Egjipt, gjatë namazit të xhumasë, kishte ndodhur diçka shumë udhëzuese dhe qesharake, por që e reflekton realitetin e situatës dhe gjendjes së shumicës së muslimanëve tanë…

Hatibi po e mbante hutben …

Njerëzit si zakonisht koteshin, sepse, sidomos pas grushtit ushtarak, këtu hatibët monitorohen në mënyrë shumë rigoroze dhe nuk ju lejohet që të flasin për çfarëdo teme.

Hatibi vendosi ta ndryshojë temën që u dukej pak e mërzitshme dhe filloi të flasë për begatitë e xhenetit…

Natyrisht, kur ai filloi të flasë për hyritë, të gjithë të pranishmit në xhami u këndellen dhe i hapët veshët mirë…

Hatibi tha se besimtari do të hyjë në xhenet dhe atje do ta presin hyritë shumë të bukura, pastaj, pasi që melekët e vërejnë gëzimin e tij të madh, do t’i thonë atij, se këto hyri janë vetëm shërbëtore të hyrisë së tij më të bukur.

Pastaj, duke shkuar më tutje, do të takohet me një grup tjetër të hyrive edhe më të bukura, dhe përsëri do t’i thonë atij se, edhe këto janë vetëm shërbëtore të hyrisë së tij më të bukur…

Pastaj do ta çojnë në pallat, në një pallat shumë të bukur, dhe atje do ta presë hyria e tij më e bukur…

Derisa po e thoshte këtë hatibi nga minberi, ata të gjithë u shndërruan në vesh…

Kur të hyjë në pallat, atje do ta presë hyrija e tij më e bukur, e ajo do të jetë hanuma (gruaja) e tij në dynja (këtë botë)!

Kur e dëgjuan këtë, njerëzit që po e dëgjonin hutben, dukshëm u zhgënjyen, madje deri në atë masë, sa që njëri prej tyre nuk mundi të përmbahej, por me zë të lartë i tha hatibit:

“O imam i nderuar, kontrolloje mirë, nëse është ai hadith autentik apo jo!”

Përshtati: Miftar Ajdini