Dialogu Kosovë-Serbi, Uk Lushi: Të vazhdohet, SHBA nuk ka ndryshuar qasje

dialogu-kosove-serbi,-uk-lushi:-te-vazhdohet,-shba-nuk-ka-ndryshuar-qasje

Për dialogun Kosovë-Serbi, zoti Lushi theksoi se dialogu mes dy shteteve duhet të vazhdohet.

Ai nënvizoi se edhe zoti Kurti duhet të merret me këtë çështje edhe pse Kosova ka probleme të tjera të shumta.

’Kjo nuk do të thotë që ai nuk do duhej të merret me dialogun. Dialogu ka nevojë që të vazhdohet. Shpresoj që administrata e re amerikane të vazhdojë me seriozitetin e njëjtë. Shpresoj që BE më në fund do të fillojë të veprojë’, tha ai në Euronews Albania .

Ndërsa, zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ai i cilësoi jashtëzakonisht të mirë-organizuara.

‘Kjo e erë e re do të sjellë ndryshimet që votuesit i kanë kërkuar’, tha ai.