Detaje të rënda nga vdekja tragjike e 4-vjeçares në Dragash: Uji e kishte bartur për gati 2 kilometra

detaje-te-renda-nga-vdekja-tragjike-e-4-vjecares-ne-dragash:-uji-e-kishte-bartur-per-gati-2-kilometra

Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

Express mëson se uji e kishte bartur trupin nga fshati Blaç deri në fshatin Zgatar.

Rreth 60 banorë të fshatit kishin filluar menjëherë kërkimet dhe kishin arritur ta gjenin trupin e viktimës 1 mijë e 675 metra larg nga vendi ku kishte rënë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Reth orë 20:02 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj.