Detaje: Si u tentua të rrëmbehet 11-vjeçari vushtrrias në sy të prindërve

detaje:-si-u-tentua-te-rrembehet-11-vjecari-vushtrrias-ne-sy-te-prinderve

Familjarët e të miturit, për arsye të sigurie, deshën të mbesin anonim por prapa kamerës të ATV-së, ata thanë se në momentin e ngjarjes, ata ishin në ballkonin e banesës kur dëgjuan thirrjet e të birit.

Babai, F.K, deklaroi se nuk ka asnjë problem me askënd, andaj nuk ka asnjë person ne te cilin dyshon. Tutje shtoi se djaloshi ka pësuar traumë dhe se ende nuk është qetësuar.

Fqinjët e kësaj familje, thanë se zona në të cilën banojnë është kryesisht e sigurt dhe kjo ngjarje ishte e para e kësaj natyre.

Pa dhënë shumë detaje, rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Në përgjigjen e dhënë ATV-së, Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

” Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria në Mitrovicë lidhur me rastin, mirëpo të njëjtin nuk kanë qenë të qasshëm.