Dështon edhe raundi i dytë i votimit, morën pjesë vetëm 79 deputetë

deshton-edhe-raundi-i-dyte-i-votimit,-moren-pjese-vetem-79-deputete

Pas dështimit të raundit të parë në votimin për zgjedhjen e presidenti të ri është zhvilluar votimi për raundin e dytë me radhë.

Në këtë raund kanë votuar 79 deputetë, shkruan lajmi.net.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë është bërë e ditur se as në raund nuk është arritur që të ketë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit.

Duhet përkujtuar që votimi për president mund të shkojë deri në tri raunde.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Lajmi.net/