Deputeti izraelit bën thirrje “të përdoren plumba të vërtetë në ndërhyrjen kundër palestinezëve”

deputeti-izraelit-ben-thirrje-“te-perdoren-plumba-te-vertete-ne-nderhyrjen-kunder-palestinezeve”

Deputeti Itamar Ben-Gvir, i cili shquhet me pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë në Parlamentin e Izraelit (Knesset) ka deklaruar se duhet të lejohet përdorimi i plumbave të vërtetë kundër palestinezëve që rezistojnë ndaj sulmeve izraelite në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Ben-Gvir tha: “Policët që rrezikojnë jetën e tyre, duhet të hapin zjarr dhe nuk duhet të merren me mënyra të zakonshme për të shpërndarë protestat”.

Deputeti izraelit Ben-Gvir ndër të tjera në postimin e tij thekson se “Duhet të lejohet që policia izraelite të përdorë armë zjarri kur ajo përballet me sulmet me gurë dhe shishe nga protestuesit palestinezë”.

Kudsi Lindor nën pushtim, është bërë skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit me migrimin e detyruar ndaj palestinezëve që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Po ashtu tensionin në qytet e rrisin edhe sulmet e policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa.

Policia Izraelite mbrëmë ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë namazit të teravive. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka njoftuar se 205 palestinezë ishin plagosur për shkak të ndërhyrjes së policisë. /aa

The post Deputeti izraelit bën thirrje “të përdoren plumba të vërtetë në ndërhyrjen kundër palestinezëve” appeared first on Mesazhi.com.