Daut Haradinaj: Arbëria do të bëhet me teleferik

daut-haradinaj:-arberia-do-te-behet-me-teleferik

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se lagja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të Kryeqytetit.

“Lagja Arbëria do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shkallët në këtë lagje do të bëhen me teleferik.
“Ndërtimi i teleferikut tek shkallët e Arbërisë do t’i lehtësojë banorëve lidhje më të shpejtë me Qendër”, është shprehur ai.