Dalin nga koma dy të lënduar që po trajtohen në Austri nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj

dalin-nga-koma-dy-te-lenduar-qe-po-trajtohen-ne-austri-nga-shperthimi-i-bomboles-ne-ferizaj

Kanë dalë nga koma dy të lënduarit që po trajtohen në Austri si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në një restaurant në qytetin e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur, Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku tha se dy të lënduarit Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, po trajtohen shumë mirë.Njoftimi i plotë:Lajm i mirë!E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribuar aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndëtsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.

Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.Vazhdojmë me misione të mëdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

The post Dalin nga koma dy të lënduar që po trajtohen në Austri nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj appeared first on Mesazhi.com.